Katër të vdekur dhe 227 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 227 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe 227 persona të tjerë janë infektuar gjatë kësaj kohe, nga gjithsej tre mijë e 10 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në këtë virus dhe dy mijë e 129 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com