Anita Haradinaj voton në Shqipëri: Këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen Evropiane

Anita Haradinaj voton në Shqipëri: Këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen Evropiane

Bashkëshortja e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Haradinaj me anë të një fotografie ka bërë të ditur se ka votuar sot, derisa i ftoi shqiptarët që të votojnë në këto zgjedhje.

Sipas saj këto zgjedhje do ta përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Evropiane.

“I ftoj të gjithë Shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqiperisë Evropiane”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com