Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, se duhet të flasin për vrasjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, pasi prokuroria të fillojë hetimet.
Por, Kurti, tha se nuk mund të ketë ndikim në sistemin prokurorial.
Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, për takimin e 12 Prillit që kreu i ekzekutivit kishte me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.
“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB”, pohoi Kurti.
Më 10 shkurt të vitit 2007, Balaj e Xheladini, ishin vrarë nga forcat rumune.
Kurti theksoi se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka shkruar Rumanisë mbi këtë çështje.
“Po nuk kemi marrë përgjigje”, tha kryeministri. /Insajderi.com