Përplasje në Kuvend mes Albulena Haxhiut dhe Abelard Tahirit

Përplasje në Kuvend mes Albulena Haxhiut dhe Abelard Tahirit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shkak u bë propozim-ndryshimi i Kodit Penal.

“Ku është gabim që të ndalemi dhe ta specifikojmë dhe të kufizohemi në gjykimin në mungesë vetëm në krimet e luftës. Pra gjykimi në mungesë duhet të vlejë edhe për veprat e tjera që për rendin tonë për sundimin e ligjit është shumë i rëndësishëm”, tha Tahiri”.

Tahiri, tutje tha se nga propozimet që ka paraqitur Albulena Haxhiu, nuk mund të hetohet vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Por, ndaj këtyre kritikave reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Spo e di Abelard kur po e lexon fjalimin a më ke dëgjuar paraprakisht se çfarë kam thënë ose pavarësisht se çfarë kam thënë unë ti prapë qëndron prapa fjalimit që e ke shkruar. Shumë prej çështjeve që i adresove unë edhe i pata në fjalim”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Abelard Tahiri vazhdoi duke thënë se nuk është në rregull ministrja e Drejtësië të jetë në procese gjyqësore.

“Ministrja e Drejtësisë paraditen para gjykate, pas dite në ministri”, tha deputeti. /Insajderi.com