Sot në ora 06:35 në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë (Maqedoni e " />

Gjendet i vdekur para bastores 62 vjeçari nga Tetova

Gjendet i vdekur para bastores 62 vjeçari nga Tetova

Sot në ora 06:35 në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë (Maqedoni e Veriut) është raportuar se para një bastore sportive në lagjen Çarshi të Epërme , është gjetur një person i vdekur, njofton policia e vendit fqinj, transmeton Insajderi.
Menjëherë është thirrur një ekip nga ndihma e shpejtë, mjekët e së cilës kishin konfirmuar vdekjen pa shenja dhune dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 62-vjeçarin M.K. nga Shipkovica e Tetovës. 
Prokurori Publik dhe ekipi nga policia e Tetovës kanë kryer një inspektimin dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i të ndjerit M.K. iu dorëzua familjes. /Insajderi.com