Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë të martën për në Bruksel, njofton Insajderi.
Lajmin për vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Kurti e kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai atje pos me funksionarë të lartë në Bashkimin do të takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.
“Kryeministri Kurti gjatë kësaj vizite do të shoqërohet bashkë me ministren e punëve të jashtme Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimin” tha zëdhënësi Kryeziu.
Konferenca e Kryeziut erdhi pas mbledhjes së radhës që kishte Qeveria Kurti /Insajderi.com