Haradinaj thirrje Qeverisë që deri në sigurimin e vaksinave terapia të jetë falas për pacientët me COVID

Haradinaj thirrje Qeverisë që deri në sigurimin e vaksinave terapia të jetë falas për pacientët me COVID

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që sigurimin e vaksinave ta bëjnë më shpejtë dhe gjatë kësaj kohe të ju lë terapinë falas pacientëve që janë të prekur me COVID-19, njofton Insajderi.

Haradinaj gjithashtu, ka bërë thirrje që të bëhet një plan mbi lehtësira fiskale dhe të mos ju ulen shtesat pensionistëve po ashtu dhe nxitje për bizeset për ruajtjen e vendit të punës.

“E shoh të rëndësishme se në këtë kohë pandemie të bëhet kujdes edhe me pandeminë. Pra, vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike në vazhdimësi. Sa të zgjatë pandemia, të kemi një plan të vazhdueshëm të pakove financiare”, ka deklaruar Haradinaj.

Deputeti Haradinaj iu drejtua Qeverisë, duke thënë se duhet ndalur presionet ndaj bizneseve edhe gjobat ndaj qytetarëve sepse “nuk është një praktikë e duhur në kohë krize ekonomike dhe vështirësie”.

“Pra mos lejoni të zbriten këto shtesa. Legalizoni të gjitha tregjet që sjellin të hyra në buxhet dhe që krijojnë vende të reja të punës, të cilat e forcojnë buxhetin në këtë kohë krize”.

Ai tha se duhet të përkrahen komunat, të mos ju hiqen projektet. Dhe e quan veprim të keq ndërprerjen e projekteve zhvillimore kapitale të investimeve. “Mos e bëni këtë do të shkatërroni zingjirë të krizës ekonomik’”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari  i AAK-së Haradinaj, kërkoi të hiqet ora policore si dhe të hapet gastronomia.

“Hapeni gastrominë, lejoni sallat e mëdha çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë nuk hynë më shumë njerëz se në këtë sallë. Hapeni sallat, po me masa mbrojtëse. Po ashtu hiqeni orën policore, po ju vështirëson jetën njerëzve. Ju lutem shumica e këtyre masave nuk kanë kosto, pra janë kryesisht fokusim në punën e juaj në atë që e keni kërkuar besimin dhe ju ka dhënë populli i Kosovës’, përfundoi ai. /Insajderi.com