Haxhiu: Shqipëria të hapë një pikë vaksinimi për kosovarët, qeveria jonë ka dështuar

Haxhiu: Shqipëria të hapë një pikë vaksinimi për kosovarët, qeveria jonë ka dështuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ekzekutivin për mospranimin e vaksinave kineze të ofruara nga Shqipëria, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka kërkuar nga Shqipëria që të hapë një pikë vaksinimi në kufi në mënyrë që të vaksinohen qytetarët nga Kosova.

“Qeveria Kurti 1 mori një mijë teste nga Serbia të prodhuara në Rusi. Qeveria Kurti 2 nuk mori vaksinat nga Kina në Shqipëri. Unë kërkoj nga Shqipëria që të hap një pikë vaksinimi në pikën kufitare dhe të hapet aplikimin online që kush dëshiron të ju mundësohet vaksinimi, sepse qeveria jonë ka dështuar”, është shprehur ai, derisa ka përmendur edhe uljen e shtesave për punëtorët shëndetësorë.

Haxhiu kërkoi sqarime nga ministri i Shëndetësisë për uljen e shtesave. /Insajderi.com