Gazeta Koha ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është një non-paper, sic ishte ai slloven, por që në këtë dokument jo zyrtar thuhet se Kosova e Serbia do t’ia njohin integritetin territorial njëra – tjetrës dhe gjithashtu sovranitetin si shtetet të pavarura.
Koha Ditore thotë se nuk ka mundur të sigurojë autenticitetin e dokumentit, porse nga ajo që ka biseduar me diplomatë, të mbetur anonim, “pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog”.
Këtu mund të lexoni tekstin e plotë të botuar në Koha.
Ndryshe, dokumenti joformal i publikuar nëpër mediat e Ballkanit, që pretendohet se ka dalë nga qeveria sllovene, paraqet një ndryshim të Ballkanit Perëndimor, ku vizatimi i këtyre kufijve pasqyron një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë. Pastaj të bëhet bashkimi i një pjese të madhe të Republikës Serbe të Bosnjës me territorin e Serbisë. Të zgjidhet çështja kombëtare e Kroacisë përmes dy opsioneve dhe të krijohet një shtet funksional boshnjak. /Insajderi.com