Boiken Abazi publikon “faktet” që dëshmojnë se po i vidhen votat

Boiken Abazi publikon “faktet” që dëshmojnë se po i vidhen votat

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet, Boiken Abazi, është ankuar se po i vidhen votat gjatë procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve në Shqipëri, njofton Insajderi.

Megjithatë, sipas tij, ai përsëri ia ka dalë të dokumentojë me fakte se si votat e tij po i kalojnë Partisë Socialiste.

Abazi ka bashkëngjitur edhe disa fotografi, duke thënë se janë fakte.

“Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por, ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një ‘X’ të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme”, ka deklaruar kandidati për deputet./Insajderi.com.

Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të…

Posted by Boiken Abazi on Tuesday, 27 April 2021