Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta vendosë reciprocitetin me Serbinë, pas publikimit të të ashtuquajturit jo-dokument, ku flitet për njohjen Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.
Sipas tij, dialogu duhet të bllokohet.
“Kurti sot e ka momentin të vendosë reciprocitet, kushte, e çkado… veç t’mos e lejojë të vijë në shprehje një linjë e tillë në dialog”, ka shkruar ia në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë tutje se opozita nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë t’i bëhet bashkë Kurtit në këtë “dialog autonomist”.
“Në këtë defunksionalizim që do t’ia bëjë Kosovës. Duhet rezistencë, nëse Qeveria e shtrinë qafën. Nëse kjo na qenka ‘Republika e Tretë’, atëherë, jo, faleminderit! Republika e Tretë qenka tretje e Republikës”./Insajderi.com
SHKON GRENELLI, VJEN BORELLI
Përmbajtja e dialogut duket se ka rrjedhur. Nëpër medie po raportohet, ajo që dihej në…
Posted by Dardan Molliqaj on Tuesday, April 27, 2021