Berisha: Së paku 50 për qind e popullsisë do të duhej të vaksinohej deri tani

Berisha: Së paku 50 për qind e popullsisë do të duhej të vaksinohej deri tani

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Arben Vitia, për mosvaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas Berishës, deri tani do të duhej të vaksinohej së paku 50 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Ai tutje ka thënë situata me pandeminë mund të dalë jashtë kontrollit.

“Me bindje të plotë po them se situate është rënduar dhe ka mundësi që të dalë jashtë kontrollit. Deri tani do të duhej që së paku 50 për qind e popullatës të jetë e vaksinuar. Nga ana e qeverisë nuk shohim interesim që vendi të shkojë drejt normalitetit. Ka ndodhur e kundërta e asaj që do të duhej të ndodhte. Vitia në vend se të merej me sigurimin e vaksinave, ai po merret me inate politike”, ka thënë deputeti i AAK-së në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19./Insajderi.com