Musliu: Qeveria ka buxhet për t’i blerë vaksinat, por janë të paaftë në menaxhim

Musliu: Qeveria ka buxhet për t’i blerë vaksinat, por janë të paaftë në menaxhim

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se shteti ka buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave, por sipas saj, Qeveria nuk është e aftë për menaxhimin e pandemisë.

Ajo në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për pandeminë COVID-19, ka thënë se është fatkeqësi për vendin “se si kjo qeveri nuk ka guxim të negocioj bindshëm me kompanitë që prodhojnë vaksinat kundër Coronavitusit”.

“Dhe më e keqja është se kjo qeveri, dështimet e veta në këtë drejtim, i shet në opinion si akte top sekrete, pra duke e eliminuar edhe transparencën dhe bashkëpunimin”, ka theksuar Musliu.

Sipas deputetes së PDK-së, një të infektuari me Covid-19, trajtimi ditor po i kushton 100 deri 150 Euro, ndërsa ka porositur qeverinë që të llogarisë se sa është shuma që çdo qytetar shpenzon për terapi deri në shërim./Insajderi.com