Kurti viziton NATO-n të enjten

Kurti viziton NATO-n të enjten

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë selinë e NATO-s të enjten në Bruksel, njofton Insajderi.

Në një komunikatë të lëshuar për medie nga Aleanca Veriatlantike, bëhet e ditur se Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën e 29 prillit.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Shefi i qeverisë kosovare do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian. /Insajderi.com