Limaj: Kurti po e fsheh qëllimin e vizitës në Bruksel

Limaj: Kurti po e fsheh qëllimin e vizitës në Bruksel

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e Kurtit në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka thënë se Kurti përmes heshtjes po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.

“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”, ka shkruar ai./Insajderi.com