Hyseni: Kosova anëtarësohet në Interpol deri në fund të vitit 2017

Hyseni: Kosova anëtarësohet në Interpol deri në fund të vitit 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, është shprehur optimist se Kosova do të anëtarësohet në Interpol deri në fund të vitit 2017.

Këto komente Hyseni i ka bërë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë e Bashkimit Evropian për trajnime në zbatimin e ligjit në Vushtrri.

Hyseni e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje pasi që thellon marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, përderisa është shprehur optimist që Kosova do te anëtarësohet në Interpol deri në fund të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë shprehu gatishmërinë për të i ndihmuar më shumë organet e sigurisë së Kosovës, pasi që kjo agjenci ofron trajnime profesionale në shumë fusha, përfshi edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pastrimit të parave e krimit të organizuar./Insajderi.com