Sallahu thotë se janë ndalë punimet në pronën e MD-së në Burgun e Smrekonicës

Sallahu thotë se janë ndalë punimet në pronën e MD-së në Burgun e Smrekonicës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se janë ndalë punimet në pronën e Ministrisë së Drejtësisë në Burgun e Smrekonicës për të cilën ditë më parë tha se pa bazë ligjore i është dhënë një kompanie private.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu tha se vendimi për anulimin e kontratës po zbatohet.

“Sot, së bashku me Drejtorin e Burgut të Smrekonicës, z. Xhevdet Maqastena dhe asistenten e Ministres, znj. Berita Abazi, vizituam pronën e Ministrisë së Drejtësisë e cila jashtëligjshëm iu dha në shfrytëzim një operatori ekonomik privat. Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e njëanshëm të kontratës së kundërligjshme po zbatohet. Pra, ndalja e punimeve në pronën Ministrisë së Drejtësisë tashmë ka ndodhur”, ka shkruar ai./Insajderi.com