Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, njofton Insajderi.
Ndërsa, të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.
Sipas IMK-së, do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s./Insajderi.com