Policia raporton për tri vdekje të dyshimta

Policia raporton për tri vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës ka raportuar se tri vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë ditës së martë, njofton Insajderi.

Një rast ka ndodhur rreth orës 11:20 në Mitrovicë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Është sekuestruar një pistoletë pronë e viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:00  në rrugën “Zhuje Selmani” në Pejë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lisë. Viktima është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa, një rast tjetër ka ndodhur rreth orës 18:58 në Jazhnicë të Ferizajt.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport./Insajderi.com