RTK-ja ka zvogëluar borxhin në 2.5 milionë̈ euro

RTK-ja ka zvogëluar borxhin në 2.5 milionë̈ euro

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Ngallënim Kastrati, në mbledhjen që është mbajtur nga Komisioni për Buxhet, rreth raportimit financiar të RTK-së,  tha se kanë arritur ta zvogëlojnë borxhin në 2. 5 milionë euro, njofton Insajderi.

Ai tha se deri në fund te këtij vitit borxhi pritet të bie në 1.5 milionë.

Borxhi prej momentit që e kam marrë pozitën ka qenë në rënie, kemi rënë në 2.5 milionë euro pra kemi më pak borxh dhe besojmë që deri në fund të viti të bie në 1.5 milionë” është shprehur ai.

Ndërsa, kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet në paga në RTK kanë dalë jashtë kontrollit që nga viti 2018.

“Shpenzimet buxhetore të RTK-së nuk duhet të tejkalohen, a e kanë shkelur ligjin mbikëqyrja e RTK-së tash kur ka borxhe” ka pyetur Muja.

Kastrati deklaroi se ka pasur vetëm një konkurs që janë punësuar 15 veta dhe se ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të u rritet paga 0.5 për qind.

“Kemi pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona. Arsyeja që janë rritur është se rregulloret dhe ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të RTK-së u rritet paga 0.5 për qind. Me ligj dhe me rregullore punëtorëve u takon që pas një përvoje të punës të avancohen dhe kjo normalisht e rrit edhe buxhetin e pagave”, ka thënë ai

Në anën tjetër, drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, tha se kanë borxhe të trashëguara, por që janë duke e menaxhuar mjaftë mirë situatën.

“Ka borxhe të trashëguara por udhëheqësi aktuale po e menaxhon mjaftë mirë situatën” ka pohuar drejtori i bordit.

Armend Muja ka propozuar që raporti të miratohet me vërejtje, duke shtuar se po mos të ishin rrezikuar pagat e punëtorëve ky raport nuk do të miratohej./Insajderi.com