Mashtroi 400 mijë turqë, arrestohet në Kosovë

Mashtroi 400 mijë turqë, arrestohet në Kosovë

Është arrestuar në Kosovë, “manipuluesi me Kriptovaluta”, Faruk Fatih Ozer nga Turqia.

Ai akuzohet nga organet turke se “ka mashtruar 400 mijë turqë”, raportojnë mediat atje.

Kishte themeluar kompaninë “Thedox”, ku bindte njerëzit të investonin te ai e të fitonin më shumë. Por,  i vetmi që fitoi ishte ai.

Mori nga ta një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Pasi u zbulua u shpërngul për në Shqipëri.

Pasi në Shqipëri u tentua arrestimi i tij, Ozer erdhi në Kosovë ku dhe perëndoi me ‘duar lidhur’.

Tash ai pritet të ekstradohet për në vendlinje, Turqi.

Kjo kompani kishte 700.000 përdorues, në një njoftim kompania “Thedox”, iu kishte thënë përdoruesve se gjithçka do të jetë në rregull.

Madje, Ozer kishte premtuar se brenda ditëve do të rikthehet në Turqi e ta sqarojë këtë me organet e rendit. /Insajderi.com