Theri me thikë 14 herë burrin e kushërirës – Dënohet me 4 vjet burgim

Theri me thikë 14 herë burrin e kushërirës – Dënohet me 4 vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me katër vjet burgim të pandehurin me inicialet L.A., i cili kishte therur me thikë 14 herë bashkëshortin e kushërirës së tij, njofton Insajderi.

Sipas gjykatës, ngjarja kishte ndodhur më 08.09.2020, për shkak të një prone.

“I pandehuri akuzohet se 08.09.2020 në një fshat të Komunës së  Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.N., në atë mënyrë që ka shkuar tek shtëpia e axhës së tij, ku pasi kishin ardhur L.N., kushërira e tij së bashku me bashkëshortin e saj të dëmtuarin Q.N. dhe pas një mosmarrëveshje për një çështje pronësore, fillon një fyerje dhe sharje mes tyre, pastaj i pandehuri me një thikë, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur një herë në pjesën e krahërorit, atëherë i dëmtuari ka filluar të ikë, duke dalë në rrugën kryesore, mirëpo i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa dhe ka arritur që ta godasë edhe disa herë me thikë (gjithsej 14 herë), në pjesë të ndryshme të trupit për të cilat plagë është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë deri më 15.09.2020”, thuhet në njoftimin për medie. /Insajderi.com