Zhduket një vajzë nga Hajvalia

Zhduket një vajzë nga Hajvalia

Policia e Kosovës njofton se një vajzë nga fshati Hajvali e Prishtinës është zhdukur, përcjell Insajderi.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, të mërkurën.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 27.04.2021 – 19:00. Me 28.04.2021 një  mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com