Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, është “lojë taktike”, transmeton Insajderi.
Lidhur me jo-dokumentin e publikuar të hënën në media, për të cilin u tha se është frako-gjerman e që flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Shala potencoi se duhet të pyetet Qeveria Kurti.
Sipas tij, kryeministri i vendit duhet të ketë njohuri rreth këtyre letrave, pasi siç tha ai, Kurti tashmë ka filluar bisedimet me palën serbe.
“Është lojë taktike, anulimi një ditë dytë është çështje e taktikave të tij, por ai më ka filluar bisedimet dhe kjo është shumë publike dhe shumë e njohur. Për këto letra duhet ta pyesni Qeverinë Kurti sepse ai është shumë më i informuar dhe ka filluar bisedimet”, theksoi Shala për EO.
Albin Kurti gjatë ditës së mërkurës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me homologun serb i cili ishte paralajmëruar të mbahej më 11 maj nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrelli.
Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen./Insajderi.com