BPRG ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi në Kosovë ku angazhohen ekspertë të jashtëm për procesin e dialogut

BPRG ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi në Kosovë ku angazhohen ekspertë të jashtëm për procesin e dialogut

Grupi për Ballkan ka vazhduar të ofrojë mbështetje për institucionet e Kosovës në fusha të shtet-ndërtimit, kështu që ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë, më 22 prill 2021, përcjell Insajderi.

Gjithashtu, është bërë e ditur se mbështetje do të japin për forcimin e institucioneve dhe politikëbërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë si dhe bashkëpunimin politik.

“Ky memorandum përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Aty u theksua se ekspertët e angazhuar ofrojnë ekpertizë, mbështetje profesionle dhe pëmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.

Për ekpertëtët e jashtëm u tha se nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan.

“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala”.

Ndërsa, për ekspertë të tjerë u tha se mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

“Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. /Insajderi.com