Ministria Arsimit në Maqedoninë e Veriut: Bojkotimi I mësimit nuk është zgjidhje

Ministria Arsimit në Maqedoninë e Veriut: Bojkotimi I mësimit nuk është zgjidhje

Pas marrjes së informacionit se grupe të izoluara të nxënësve në disa shkolla në vend  po i  bojkotojnë mësimet nën udhëzimin e prindërve dhe kujdestarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së veriut bën apel  për arsyeshmëri dhe ribashkimi i fëmijëve të tjerë në klasat e tyre , sepse procedura nuk shkon në favor të arsimimit të tyre, transmeton Insajderi.

Ministria e Arsimti dhe Shkencës e vendit fqinj dhe me këtë rast bën me dije se çdo orë e humbur, sidomos tani kur procesi arsimor është i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushtet e një pandemie, do të thotë njohuri e humbur, e cila është e vështirë të kompensohet.

Kjo ministri thekson se arsyeja për bojkotin e mësimdhënies është e parsyeshme , duke pasur parasysh se digjitalizimi i arsimit është proces global që po zhvillohet  në shumë vende të botës, dhe Maqedonia e Veriut, siç thuhet, “duhet të mbajë hapin me trendet moderne dhe t`i afrohet standardeve për cilësinë e arsimit të imponuar nga shoqëritë e zhvilluara”.

“Digjitalizimi i materialeve për mësim është definuar në Ligjin e ri për Tekstet dhe Materialet e tjera Mësimore dhe Didaktike dhe është paraparë të zhvillohet në etapa  , duke filluar në klasën e katërt nga viti i ardhshëm shkollor, kështu që për këtë pikë nuk prek fare nxënësit e shkollës së mesme dhe ata nuk kanë asnjë arsye të mungojnë në klasa mbi këtë bazë”, apelon Ministria e Arsimti dhe Shkencës e vendit fqinj. /Insajderi.com