Mitrovicë e Veriut: Përfundojnë gërmimet, s’ka mbetje mortore

Mitrovicë e Veriut: Përfundojnë gërmimet, s’ka mbetje mortore

Gërmimet te “Varrezat e Myslimanëve” në Veri të Mitrovicës, filluar mëngjesin e sotëm, kanë përfunduar pa gjetur ndonjë mbetje mortore.

Dyshimet ishin se aty, të paktën, ishin mbetjet mortore të një personi, ka thënë asistentja e organizatës joqeveritare “Zëri i Prindërve”, Gjyla Haziri.

“Në orën 10:00 ka filluar gropimi dhe ka zgjatur plot katër orë. Me pretekst se do të gjendet ndonjë trup sepse sipas informacioneve dhe dëshmitarëve këtu do të do të gjindej një trup i pajetë, por nuk gjetën asgjë”, tha ajo.

Duke folur për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Haziri tregoi se “në rajonin e Mitrovicës janë edhe 112 persona të pagjetur nga lufta e fundit të Kosovë”.

“116 kanë qenë gjithsejtë, por sipas informacioneve katër nga to gjenden në morg dhe pritet të kthehen së shpejti. Edhe 112 janë ende të pagjetur”.