MPB ul nga 2500 në 500 euro qarkullimin financiar që duhet të dëshmojnë studentët e rajonit

MPB ul nga 2500 në 500 euro qarkullimin financiar që duhet të dëshmojnë studentët e rajonit

Minisria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ka marrë vendim për uljen e shumës nga dy mijë e 500 euro në 500 euro qarkullim financiar, për nxënësit parauniversitar dhe studentët që vijnë nga vendet e rajonit, njofton Insajderi.

Ky vendim është marrë për shkak se studentët janë përballur me probleme sa i përket kësaj kostoje.

“Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi.Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh”, thuhet në njoftimin të cilin e ka bërë të ditur ministri I MPB-së, Xhelal Sveçla.

“Kudo që do të jetë e mundur do të përpiqemi ta lehtësojmë jetën e qytetarëve e bashkëkombasve tanë, veçanërisht jetën studentore, të cilën të gjithë e kemi kaluar dhe jemi përballur me shumë sfida”. /Insajderi.com