Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje duke filluar nga ora 10:00, njofton Insajderi.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj mbledhjeje është caktimi i datësa së seancës së ardhshme, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim potencohet se do të shqyrtohen edhe propozimet e kërkesave të partive politike.
Rendi i ditës:
-
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
-
Përgatitjet për Seancë plenare:
-
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-
Pyetjet parlamentare,
-
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
-
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Insajderi.com