Liburn Aliu sot del para gjykatës

Liburn Aliu sot del para gjykatës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të dal para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca gjyqësore për ish-drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës fillon nga ora 10:00, përcjell Insajderi.

Mbi Aliun ekziston aktakuzat për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, pikërisht gjatë kohës sa ishte drejtor i Shpend Ahmetit.

Aktakuza për publikun u bë e njohur në ditën kur Liburn Aliu e mori postin e ministrit të Infrastrukturës.

Ai ishte ankuar se Prokuroria se kishte njoftuar për ekzistencën e një aktakuze të tillë.

“Pushtetar pa aktakuzat”, ka qenë një nga premtimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për këtë nga opozita kërkonin shkarkimin e Aliut nga detyra.

Por, Aliu dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se kallëzimi penal mbi drejtorin e atëhershëm është bërë për shkak se ky i fundit ka “mbrojtur interesin publik”. /Insajderi.com