Kryetari i Bordit të RTK-së shkak që Milazim Krasniqi “të mallkojë” dy deputetët e Vetëvendosjes

Kryetari i Bordit të RTK-së shkak që Milazim Krasniqi “të mallkojë” dy deputetët e Vetëvendosjes

Drejtori i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Sokol Bashota është bërë shkak që Profesori i Gazetarisë, Milazim Krasniqi “të mallkojë” dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën.

Në mbledhjen e 21 Prillit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes në këtë komision drejtuan akuza te Bashota për “punësime familjare” dhe “keqmenaxhim në RTK”.

Ndaj këtyre kritikave të Rrahmanit dhe Korenicës kundrejt Sali Bashotës, reagoi ashpër Krasniqi, duke iu përmendur deputetëve edhe pikëpamjet fetare.

“Moti nuk kam dëgjuar ndonjë gjë më të ulët e më të ndyrë se sa fjalët e dy deputetëve të LVV, një me emrin Eman e tjetri Visar. Për të dytë këta deputet kam dëgjuar se janë edhe besimtarë e agjërues. Mund të jenë, shyqyr nëse janë”.

Teksa, profesori universitar lavdëronte Sali Bashotën për kontributin e tij, shkrimin e mbaroi “duke mallkuar”, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në fakt, të tentosh ta njollosësh Prof. Dr. Sali Bashotën, këtë intelektual e njeri të ndershëm, në çdo variant është ndyrësi. Prandaj lutem që ata që tentojnë të poshtërojnë njerëzit e ndershëm, duke keqpërdorë pushtetin, Zoti i poshtëroftë në të dyja botët”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Por, përgjigjet e dy deputetëve që në opinion njihen për diskurs islam, ishin “dëshirë që Milazim Kransiqi të shërohet nga COVID-19”.

“Në një postim Profesori Milazim Krasniqi më paska fyer e mallkuar mua dhe  Korenices, perse kemi kërkuar llogaridhënie nga bordi I RTK-së. Kam degjuar se profa eshte i sëmurë me Covid, sinqerisht e lus Allahun për shërim të shpejtë e të plote te Profes”, ka shkruar Rrahmani.

Një reagim të ngjashëm e ka pasur edhe deputeti tjetër Visar Korenica.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan dhe në këtë ditë të bukur xhumaje lus Allahun për mirëqenien e tij dhe ta kalojë sa më lehtë sprovën me Covid”, ka shkruar Korenica në Facebook referuar Krasniqit. /Insajderi.com