11 vdekje si pasojë e COVID-19

11 vdekje si pasojë e COVID-19

11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit për ta çuar numrin e vdekjeve në 2.173 që nga 21 marsi i vitit të kaluar kur u regjistrua viktima e parë si rezultat i pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi edhe për 202 të infektuar brenda ditës nga 2.810 mostra gjithsej.

Ndërsa janë shëruar 646 të infektuar me çka numri i të shëruarve arriti në 94.174 nga 105.188 infeksione.

Ndërkaq, rastet aktive janë 8.841, një pjesë e tyre të hospitalizuar, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq. /Insajderi.com