Konfiskohen 44 skuterë brenda katër ditësh në Prishtinë

Konfiskohen 44 skuterë brenda katër ditësh në Prishtinë

Brenda katër ditësh, Policia e Kosovë ka konfiskuar 44 skuterë pa doganë në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Që nga e hëna deri të enjten në rrugët e kryeqytetit policia ka ndaluar motoçiklistët, duke bërë konfiskimin e skuterëve, njofton KP.

Sipas policisë, 29 motoçiklistë nuk kanë pasur as edhe patentë shoferë, ndërsa 18 të tjerë janë ndaluar duke mos pasur të vendosura helmetat.

Tutje, në njoftim thuhet se nga operacioni policor për ngasjen e motoçikletave janë identifikuar 24 motoçikleta pa regjistrim.

Kështu që vetëm në Prishtinë policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme që motoçiklistët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit. /Insajderi.com