Ulet në 50 euro pagesa për kandidatët që hyjnë në Provimin e Jurisprudencës

Ulet në 50 euro pagesa për kandidatët që hyjnë në Provimin e Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim sot (e premte) për ta ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës, njofton Insajderi.

Nga shuma prej 100 euro sa kanë paguar më parë, tani kandidatët duhet të paguajnë 50 euro.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu.

“Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com