PS mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Ilir Metës

PS mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Ilir Metës

Partia Socialiste ka zyrtarizuar nismën për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, njofton Insajderi.

Gjatë së premtes së 30 prillit, 36 deputetë kanë nënshkruar inicimin e procedurës së shkarkimit të Ilir Metës, bazuar në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohen rastet kur dhe si mund të shkarkohet presidenti.

Siç njoftohet, argumenti që do të përdorin socialistët për të shkarkuar shefin e shtetit janë thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës elektorale.

Shumica është e vendosur të miratojë shkarkimin brenda kësaj legjislature, raporton ‘tvklan’.

Kjo është hera e dytë që shumica aktuale brenda më pak se dy vjetësh merr nismën për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në të parën, ata u tërhoqën pas rekomandimit të Komisionit të Venecias, të cilit iu drejtuan nga Kuvendi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi.com