Pesë të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri

Pesë të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur dhe 108 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Këtij vendi, në njoftimin e të cilës u tha se rastet e reja rezultuan nga gjithsej dy mijë e 808 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109 mijë e 338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com