2 të lënduar në aksidentin e veturës zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë në Gjakovë

2 të lënduar në aksidentin e veturës zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë në Gjakovë

Një veturë zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë, është aksidentuar sot me një kamion në Gjakovë, njofton Insajderi.

Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi i veturës dhe pasagjeri kanë mbetur të lënduar.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se kamioni ka bërë kyçje të pasigurt, duke i marrë përparësinë e kalimit automjetit zyrtar, që ishte në drejtim të Gjakovës, përkatësisht në fshatin Cermjan.

Kamioni që ka shkaktuar këtë aksident, sipas Xhurkajt, është i kompanisë që po kryen punimet në atë rrugë.

“Rreth orës 17:00, një kamion ka bërë kyçje të pasigurt duke i marrë përparësinë e kalimit automjetit zyrtar (Ministrisë së Bujqësisë), që ishte në drejtim të Gjakovës, në fshatin Cermjan. Ka dëme të konsiderueshme, lëndime të lehta ka vozitësi dhe pasagjeri i automjetit. Kamioni është i kompanisë që po kryen punimet në atë rrugë”, ka thënë ai. /Insajderi.com