Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka arsyetuar punësimin e vajzës së axhës në Komunë, duke thënë se ajo fillimisht ishte praktikante e më pasm në kohën kur mori mandatin shpalli konkurs, me ç’rast ajo e ka vazhduar punën e rregullt, njofton Insajderi.
Faktin se vajza e axhës së tij është punësuar në Komunën që Haskuka e drejton, ai e pranoi derisa po i përgjigjej pyetjeve të qytetarëve të Prizrenit, në emisionin ‘038’ të KTV-së.
“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur”.
“Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka. /Insajderi.com