Mbi 105 mijë infeksione me COVID-19

Mbi 105 mijë infeksione me COVID-19

105.188 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia.

Fatkeqësisht prej tyre 2.173 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Coronavirusin. Ndërruan jetë.

94.174 kanë dalur triumfues ndaj tij, ndërsa 8.841 të infektuar janë duke u sfiduar momentalisht.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, janë shënuar 202 raste e janë shëruar 646 sosh.

Por, ishin 11 vdekje të reja si pasojë e COVID-19, të premten.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Në kryeqytet gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe 52 infeksione të reja. /Insajderi.com