Bastisje në dy lokacione ku po luhej bixhoz

Bastisje në dy lokacione ku po luhej bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar për bastistje në dy lokacione në të cilat po zhvilloheshin aktivitete të paligjshme të lojës së bixhozit në komunën e Ferizajt dhe atë të Skenderajt, përcjell Insajderi.

Sipas Policisë, në lokalin në rrugën” Agim Matoshi”,  në Ferizaj anë hasur 10 persona që ishin duke luajtur dhe ka konfiskuar një numër të konsiderueshëm të qipave që përdoren për këtë lojë.

“Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, në rrugën “28 nëntori” në Skenderaj është intervistuar pronari si dhe  janë konfiskuar paisje elektronike që ishin përdorur.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, ka kumtuar Policia ./Insajderi.com