Mali i Zi mban në fuqi taksën kufitare më Kosovën, pritet të hiqet në qershor

Mali i Zi mban në fuqi taksën kufitare më Kosovën, pritet të hiqet në qershor

Drejtori i turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, demantoi raportimet se Mali i Zi ka larguar taksën prej 15 eurosh me Kosovën, por pritet të hiqet në qershor.

Ai ka thënë së taksa është ende në fuqi dhe se organet kompetente, të dyja vende janë takuar për të diskutuar për eliminimin e saj, përcjell Insajderi.

“Nuk është hequr, ende është në fuqi, por janë takuar organet kompetente të Malit të zi dhe të Kosovës dhe unë pres që në fillim të qershorit këtë problem nuk do ta kemi më prezent”.

Hajdinaga, tha se Ulqini është i përgatitur për sezon dhe se hapja do të behët më 1 maj.

“Ulqini është i përgatitur, jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik më 1 maj”, tha Hajdinaga për Klan Kosova.

Gjatë ditës së premte në media është raportuar se Mali i Zi ka marrë vendim që të largoje taksa kufitare me Kosovën prej 15 eurosh./Insajderi.com