Kroacia i premtoi ndihmë FSK-së, Vuçiq: Serbia nuk është e dobët

Kroacia i premtoi ndihmë FSK-së, Vuçiq: Serbia nuk është e dobët

Kroacia i ofroi ndihmë Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri, por kjo ka bërë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të deklarohet se “Serbia nuk është e dobët”.

Duke e komentuar deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes, Mario Banoži i cili shprehi ndihmë për Kosovën – Vuçiq tha se kjo është “lojë me zjarr” e që Kroacia nuk është me e fortë sesa Serbia.

“Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në Mitrovicën jugore, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kurir

I pari i Serbisë është optimist për “një të ardhme të mrekullueshme” të shtetit të cilin e drejton.

“Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”. /Insajderi.com