Haradianaj do të bashkëpunojë me Kurtin për dialogun

Haradianaj do të bashkëpunojë me Kurtin për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Brukseli, kishte thënë se “do ta ftojë opozitën për të diskutuar rreth dialogut”, një ftese të tillë do t’i përgjigjet Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka thënë ai për KP, gjatë homazheve në Gllogjan të Deçanit, të shtunën.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”.

Deputeti i AAK-së, foli edhe për paraqitjen e Kurtit në Bruksel gjatë vizitës zyrtare.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Ramush Haradianj ditë më parë kishte përshëndetur veprimin e Kurtit i cili refuzoi 11 majin si datë për t’u takuar me Serbinë – pasi nuk ishte informuar. /Insajderi.com