Serwer: Dokumenti ‘non paper’ i ofron më shumë Beogradit sesa Prishtinës

Serwer: Dokumenti ‘non paper’ i ofron më shumë Beogradit sesa Prishtinës

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, pretendon se dokumenti jo-zyrtar, i ashtuquajturi “non paper”, është më shumë në interes të Beogradit sesa Prishtinës.

Ai vuri në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte të drejtë kur tha se po ofronte “më shumë se plani i Ahtisaarit”.

Politika.rs shkruan se Serwer njihet për pikëpamjet e tij kundër interesave të serbëve dhe Serbisë, transmeton Insajderi.

Në artikull thuhet se i njëjti shkruajti në blogun e tij “Peacefare.net” se propozimi do ta linte “shtetin e Kosovës” shumë më pak sovran sesa është sot, ndërsa Beogradit do t’i kërkohet të bëjë pak më shumë se kaq, të ketë një përfaqësues në Prishtinë.

Ai beson se me këtë “jo-letër”, Prishtina nuk do të merrte praktikisht asgjë, siç thotë ai, as njohje bilaterale nga Serbia as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por vetëm “premtime të paqarta për të vepruar me një shtet sovran”.

Në artikullin e politika.rs po ashtu theksohet se Serwer gjithashtu pretendon se “jo-letra” është thellësisht e padrejtë.

Tutje, thuhet se Serwer njoftoi se brenda pak ditësh do të botonte një “non paper” të tij për Ballkanin Perëndimor në blogun e tij, i cili, siç deklaroi ai, do të ishte në përputhje me politikën zyrtare amerikane të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve të Ballkanit./Insajderi.com