Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kosovë, transmeton Insajderi.
Vizita do të zhvillohet nga sot (e shtunë), me rastin e festës së Pashkëve, raporton Tanjug.
Siç njoftoi kjo zyre, Petkoviq do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së sotme në manastirin e Graçanicës.
Kujtojmë se rreth një javë më parë, Petar Petkoviq ka vizituar Kosovën, me ç’rast u dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia./Insajderi.com