“Kur Kurti ishte i burgosur në Beograd, Thaçi lobonte për lirimin e tij”

“Kur Kurti ishte i burgosur në Beograd, Thaçi lobonte për lirimin e tij”

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike te Kosovës në Mitrovicë, Hanife Osmani, ka reaguar pasi ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, njoftoi se presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se do ofrojë garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, njofton Insajderi.

Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se kur kryeministri Albin Kurti qëndronte në burgjet e Beogradit, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar lirimin e tij.

Ajo po ashtu ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ka orfruar garantim për lirimin me kusht të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj,

“Ibrahim Rugova garantoi për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, në vazhdimësi të kësaj Nexhat Daci garantoi për lirimin me kusht të Fatmir Limajt, ndërsa sot në shtetin e coptuar dikur e të formuar sot me të gjitha pjesëzat e bukura e të thyera të saj si e pavarur e me akter politikë, i huaji të del zot e i yti ti v’non prangat”, thuhet në postimin e saj./Insajderi.com