AAK shënon 21 vjetorin e themelimit

AAK shënon 21 vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon sot 21 vjetorin e themelimit, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti politike, për shkak të gjendjes pandemike, kanë planifikuar një ngjarje me përmasa të lejuara në respektim të rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ngjarja do të mbahet në Parkun e Gërmisë, ku para mediave do të paraqitet themeluesi dhe kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

AAK është një subjekt politik i formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike.

Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë dhe është Ramush Haradinaj. /Insajderi.com