5 të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

5 të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 160 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, nga gjithsej tre mijë e dy mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 535 raste dhe dy mijë e 183 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com