Një i vdekur dhe 53 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një i vdekur dhe 53 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 53 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka rënie drastike të shifrave, ndërsa janë shëruar 748 pacientë, transmeton Insajderi.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëri ka regjistruar 131.238 raste pozitive, 110.920 të shëruar dhe 2.397 të vdekur nga Coronavirusi./Insajderi.com