Maqedonia e Veriut ka regjistruar 45 viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë kësaj periudhe janë kryer 946 teste, ndërsa janë regjistruar 105 raste të reja me Covid 19, përcjell Insajderi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 403 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 152.685, numri i pacientëve të shëruarve është 133.473, numri i të vdekurve është 4.936, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.276./Insajderi.com